Integrimi në BE dhe fushata/ Andoni: Maqedonia e Veriut ngeli pas, janë politikat me BE-në

Analisti, Ben Andoni në një intervistë në Ora Neës u shpreh se Maqedonia e Veriut ngeli pas në integrimin europian  pasi janë politikat e BE.

Andoni: Ju keni parë të gjithë narrativën që ndërtohet nga opozita ku në çdo moment përdoret liberalizimi i vizave dhe anëtarësimi në NATO.

Njerëzit që njohin shumë mirë zhvillimet shqiptare e dinë shumë mirë që anëtarësimi jonë në NATO ka qenë diçka gjeo-strategjike.

Që Shqipëria duhej përfshirë për shkak të angazhimeve të saj, për shkak të realiteteve që po lindin, etj.

Realisht qëlloi me qeverinë e Berishës pa i hequr meritat administratës së tij në përgatitjen e dokumentacionit.

Ashtu siç ishte edhe liberalizimi i vizave i cili ishte një prag real për të gjithë progresin real që kishte bërë Shqipëria deri në atë moment.

Të gjitha palët tek ne nuk lënë një shteg, në sensin se edhe kundërshtari jonë ka kontributet e veta.

Shqipëria në këto momente është më shumë për shkak të qasjes së modalitetit të ri të anëtarësimit të integrimit sesa realisht e kontributit të saj.

Para të gjithë Maqedonia e Veriut e ka filluar shumë më shpejt procesin e integrimit por ngeli edhe pas nesh.

Që do të thotë janë konjukturat e brendshme, janë marrëdhëniet e vendeve me BE të cilat realizojnë problemet ndërkombëtare.

EMISIONET