Incineratorët, Berisha: Drejtësia seksion i PS-së, milionat që vidhen ikin në Holandë e Iran, Rama u akuzua nga OSBE për 200 mln eurot
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me strukturat drejtuese të degëve 1,3 dhe 4 të Tiranës.
Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se në këto 9 vite vetëm ka grabitur qytetarët shqiptarë. Ndërkohë shtoi se Rama e ka kthyer drejtësinë në seksionin e Partisë Socialiste.
“Në punimet publike është vjedhur 90% e fondeve, kjo është konstatuar nga ekspertët. Ndaj edhe rrogat nuk rritet, sepse atij nuk ia ndjen të rrisë rrogat dhe pensionet. Ky vendos Borde Komuniste dhe me ato cakton çmime që nuk ekzistojnë askund. Mbledh 520 mln euro. Ku i çon? Që të gjitha i ndan me oligarkët e tij. I mbledh Kosova, por ia kthen qytetarëve , ia kthen biznesit,. Kështu funksionon një shtet që nuk vjedh. A mundet ne ta pranojmë për kryeministër një njeri që vjedh shqiptarët.? Nuk ka dënim më të madh nëse ne nuk e shporrim këtë regjim. Ka në llogaritë offshore 200 mln euro. Nuk kthen përgjigje kurrë. Se një raport mundet edhe mos t’i këtë të sakta ,por duhet të përgjigjesh. Ju garantoj se tani synon vetëm miliarda. Ky nuk ngopet. Ky vjedh qindra milionë në buxhetin e shtetit. Ia tha Arben Ahmetaj, haptas , qeverinë nuk isha aq i fortë sa ta lëvizja unë. Djegësat lëvizën qeverinë. Ai e firmosi se e kishte ndërmarrjen e tij. Djegësi i Tiranës është vjedhje publike. Miliona vidhen nga ai dërgohen në Holandë dhe ka shumë mundësi një pjesë në Iran. Lodhet shumë ky vuan nga pagjumësia, ndaj i do fluturime me dhomë gjumi. Shtrohet në darka dhe dreka me mijrëa euro. Të gjitha këto bëhën sepse i urren qytetarët shqiptarë”, tha Berisha.
Gjithashtu gjatë fjalës së tij Berisha tha se nën qeverisjen e kryeministrit Edi Rama shqiptarët janë përballur me rroga të ulëta, duke shtuar se ky regjim ua ka vështirësuar jetën shqiptarëve.
“Sot Rama tallej me kryeministrit e Malit të Zi. Sot nga Shkodra e Tirana shkojnë dhe punojnë në ndërtim në Mal të Zi sepse atje është dyfishi i rrogave sa në Shqipëri. Ai tregoi përçmim, sepse nuk ka mirënjohje. Nuk tregon asnjë ndjenjë për këta njerëz,. Në 2013 shqiptarët kishin rroga më të larta. Sot i kemi 30-40 % më të ulëta se në Kosovë. Në disa sektorë edhe dy herë më të ulëta. Buxheti i Kosovës është dy herë më i vogël se i Shqipërisë, por kryeministri i Kosovës e di se ka detyrime ndaj qytetarëve. Nëse do ishte ndjekur politika e mëparshme e rrogave në të cilën ne në dy mandate mbidyfishuan rrogat, sot Shqipëria nuk do të ishte kurrë kjo që është sepse shqiptarët do të kishin rroga 2 apo 3 herë më të larta”, tha Berisha.
Berisha tha se Edi Rama është politikani i vetëm që u akuzua direkt nga OSBE se kishte 200 milionë euro në ofshore në vitin e parë si kryeministër
"Edi Rama është unik në qëndrimet e tij ndaj opozitës. Ky mund të jetë kryeministri i vetëm sot në Europë dhe botë që korrupton dhe kontrakton si vrasës me pagesë kryezbuluesin e SHBA-së. E angazhon atë me fuqitë e postit që kishte për shkatërrimin e opozitës shqiptare, sepse atij i duhet një pushtet i pakufizuar. Sepse atij i duhet të vjedhi dhe të mos e akuzojë kush. Sepse atij i duhet të konsolidojë shtetin e drogës.
Mos harroni një gjë. Edi Rama është politikani i vetëm që u akuzua direkt nga OSBE në raport. Vitin e parë që u bë kryeministër se ka në llogaritë ofshore 200 mln euro. Po nuk ktheu përgjigje kurrë. Se një raport edhe mund të mos i ketë të sakta, por ti je i detyruar ta kthesh një për një dhe ta hedhësh edhe në gjyq, dhe ti thuash hajde provo shpifjet tua. Asnjë përgënjeshtrim nuk bëri, as në gjykatë nuk hodhi se OSBE i tregonte faturat atij. E gjithë Tirana e dinte se ishte mister 20% për pallatet, prandaj dhe OSBE e nxori raportin për të.
Po tani thoni ju sa është, ju garantoj se synon vetëm miliarda. Ajo që mund të ju duket çudi por ju them ju, se ky synon miliarda. Ky nuk ngopet. Ky vjedh qindra milionë në buxhetin e shtetit me aferën e djegësve. Ja tha Arben Ahmeti haptas, qeverinë nuk isha aq i fortë sa ta lëvizja unë. Djegësat lëvizën të gjithë qeverinë dhe e lëvizën. Nëse brenda 24 orësh një shkresë firmoset 17 herë nuk ndodhur kurrë në qeveri. Ajo ndodh vetëm kur kryeministri ngarkon sekretarin e përgjithshëm dhe i thotë se do të rrish këtu në telefon dhe deri sa të kalojë nga kjo ministri në këtë ministri dhe ta sjellës në zyrë nuk do të lëvizësh. Nuk bëhet ndryshe, burokracia është e ngadaldë, nuk është e rrufeshme. Por ka ndodhur tek djegësat. Prandaj i tha, ti e ke lëvizë jo unë.
Në fakt ai e ka lëvizë, ai është kryehajduti. Atij i tha Edmond Ahmeti, drejtor i Agjencisë së Prokurorimeve; zoti kryeministër nuk mund të firmoset kjo kontratë siç thotë këtu me negociata të mbyllura, sepse nuk i leoj ligji. Negociata të mbyllura do të thotë të mbyllesh në zyrë dhe të vjedhësh. Ai i firmosi, sepse e kishte ndërmarrje të tij, ose të Olsit, por Olsi këtë herë është në afera të tjera, këtë herë është vetëm ai direkt.
Firmosi, por sa? 420 mln euro. Çfarë ndodh. A e dini ju se djegësi i Tiranës është i firmosur si investim privat, dhe i tëri është investim publik, është vjedhje publike sepse aty nuk ka djegës e asgjë. Por paratë, miliona e miliona, vidhen nga ai dhe Erion Veliaj, të dy bashkë. Dërgohen në Holandë, nga Holanda në ofshore dhe ka shumë mundësi një pjesë në Iran", theksoi Berisha.
