INCIDENTI/ Elisa Spiropali i shtrëngon dorën, ministri "inferior" serb fshin foton me ministren shqiptare!

INCIDENTI/ Elisa Spiropali i shtrëngon dorën, ministri

Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali është shumë aktive në takimet ndërkombëtare. 

Gjatë qëndrimit në Nju Jork në kuadër të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministrja e Jashtme Elisa Spiropali ka marrë pjesë edhe në një takim të Nismës Adriatiko- Joniane.

Pjesëmarrjen në këtë tryezë ajo e ka njoftuar përmes një njoftimi të shpërndarë nga zyra e shtypit.

“Përgjatë mëngjesit të sotëm të punës në Nju Jork me homologë dhe partnerë të Nismës Adriatiko-Joniane, theksova se bashkëpunimi rajonal gjithëpërfshirës është nevojë strategjike për përshpejtimin e integrimit në BE të rajonit tonë”, shkruan Spiropali.

Së bashku me njoftimin ministrja e Jashtme ka publikuar një foto teksa shtrëngon duart me homologun e saj serb Marko Gjuriç.

Nga ana tjetër kreu i diplomacisë së Beogradit ka përmendur organizatorin e këtij takimi, ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që bie në sy fakti që fillimisht e ka publikuar foton me ministren e Shqipërisë, Elisa Spiropali, por më pas e ka fshirë. Fshirja e fotos tregon gjest inferioriteti rajonal.

EMISIONET