Inaugurohet Laboratori i ri Toksikologjik në Institutin e Mjekësisë Ligjore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shtator 2025, 12:40

Sot është inauguruar Laboratori i ri Toksikologjik në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Në inaugurim mori pjesë edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili u shpreh se ky laborator është i pajisur me teknologjinë më moderne që e vendos këtë institucion në nivel shkencor bashkëkohor, sipas standardeve të BE-së.
“Ky investim vjen pas ristrukturimit të godinës së IML-së, duke e transformuar atë në një shërbim modern dhe efikas, në funksion të drejtësisë”, theksoi Manja.
