Ilir Meta: Ja e vërteta e lajmit të gjetjes së kartës bankare me 240 mijë dollarë

Ilir Meta: Ja e vërteta e lajmit të gjetjes së kartës

Ilir Meta ka reaguar lidhur me lajmet e publikuara ditën e sotme në media, se nga hetimet e SPAK ka rezultuar se me kartën e dytë bankare që ishte vënë në dispozicion nga biznesmeni shqiptaro-amerikan Adrian Shatku, kreu i Partisë së Lirisë dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi kanë shpenzuar rreth 240 mijë dollarë.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se kartat bankare për të cilat flet dhe mashtron, sipas tij, hapur SPAK-u nuk kanë as edhe lidhjen më të vogël me të.

Ai shton më tej se nuk ka egzistuar dhe as ka për t’u zbuluar kurrë ndonjë kartë e Ilir Metës.

Një sqarim i detyruar për mashtrime e mediave të inceneratorëve, që citojnë “burime” të dizinformacionit me regji të SPAK-ut të Narkoqeverisë.

Kartat bankare për të cilat flet dhe mashtron hapur SPAK-u nuk kanë as edhe lidhjen më të vogël me Ilir Metën.

Nuk ka ekzistuar kurrë dhe nuk egziston asnjë kartë bankare e ish-çiftit Meta-Kryemadhi.

SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet dhe realitetin asgjësues, pasi as nuk ka egzistuar dhe as ka për t’u zbuluar kurrë ndonjë kartë e Ilir Metës.

SPAK-u tashmë i zhveshur përpara opinionit publik nga mungesa totale e fakteve dhe provave është zhytur në mashtrime, fantazira dhe manipulime mediatike, që në fakt vetëm sa po e diskreditojnë për turp dhe po e provojnë boterisht se i gjithë procesi ndaj Ilir Metës është vetëm një aferë mafioze e pastër dhe e telekomanduar nga Narkoqeveria.

Unë as nuk kam qenë dhe as nuk kam dëshiruar të shkoj në Beverly Hills dhe Las Vegas, sepse e kam bërë njëherë e përgjithmonë zgjedhjen time që të shkoj me kënaqësi pafund në Prevallë, Çerem e Dobërdol, në majën e Korabit dhe të Jezercës e kudo në mrekullitë natyrore të Shqipërisë tonë kaq të bukur e mahnitëse.

EMISIONET