ID NUK SKADOJNË! “Ligjet” dakord për të shtyrë afatin për zgjedhjet

Mazhoranca ka miratuar e vetme shtyrjen e afatit të dokumenteve të identifikimit për zgjedhjet. Opozita kritikoi vendimin e qeverisë duke e cilësuar të vonuar e që mund të sjellë probleme në proces

Mazhoranca miratoi e vetme aktin normativ që shtyn vlefshmërinë e mjeteve të identifikimit deri në fund të majit, duke i hapur rrugë votimit të emigrantëve të cilëve u ka skaduar afati i pasaportave.

Dy negociatorët për ndryshimet në kodin zgjedhor oerd bylykbashi nga PD dhe Damian Gjiknuri nga PS shprehën rezerva për vendimin e qeverisë

Për zëvendësministrin Andi Mahila, akti propozohet për të mbështetur të gjithë emigrantët që duan të votojnë

Komisioni i Ligjeve miratoi edhe një projektvendim për pagesën e 80 punonjësve me kohë të pjesshme, të cilët do të angazhohen në procesin zgjedhor për diasporën.

EMISIONET