I SHQETËSUAR PSE ËSHTË HAPUR NJË DOSJE TJETËR/ Fraksioni dhe hetimi i parave, si hall i Erion Veliajt

I SHQETËSUAR PSE ËSHTË HAPUR NJË DOSJE TJETËR/

Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet në qelitë e burgut të Durrësit, tashmë me 13 akuza të rënda penale, ka reaguar dje duke kërkuar pavlefshmërinë e hetimit ndaj tij.

Megjithëse për muaj të tërë Veliaj tha se ndaj tij nuk kishte një hetim, por po shikoheshin disa dosje të bashkëshortes, megjithëse tha se nuk ishte marrë kurrë në akuzë, megjithëse tha se i kishte kolegë prokurorët e SPAK-ut dhe do të bënte një stil të ri komunikimi me ta, megjithëse kur kuptoi se ishte hetuar vërtetë filloi të sulmonte Nesti Angonin, personazhin që kishte shkruar një letër mbi bazën e të cilit kishte nisur dhe hetimi, megjithëse edhe kur u arrestua nuk e pranoi se kujtoi që ishte në detyrë dhe jo në burg, megjithëse për muaj të tërë tha se mbahej i burgosur pa akuzë, megjithëse janë një mal me dokumente, me dosje, me fakte dhe se është hapur një fraksion i ri hetimor, dje doli dhe renditi shumë pika, të cilat e çonin në kërkesën për pavlefshmëri të akteve hetimore.

DOKUMENTI PA FIRMËN E AVOKATËVE

Po të shikoje mes rreshtash dhe budallallëqesh të shkruara me stilin alla Mero Baze (që thjesht po e fundos më keq), të cilat në dokumentin që u publikua nga mediat e paguara nga vëllai i tij dhe afera kriminale e inceneratorëve, dokumenti nuk kishte firmën e avokatëve. Mesa duket edhe këta të fundit s’kanë dashur të firmosin të tilla budallallëqe.

Pra, përtej përballjes ligjore, Erion Veliaj vazhdon ende me lojërat e tij mediatike duke pretenduar të ruajë imazhin, të rikthehet në politikë, të jetë prezent me intrigat e tij etj.

FRAKSIONI TËRBON VELIAJN

Në fakt, ajo që binte shumë në sy dhe dukej si pika kryesore, sipas faktit “vëre gishtin në plagë” apo “gjuha shkon aty ku dhemb dhëmbi”, ishte fraksioni.

“Regjistrimi i një ‘fraksioni’ me qëllim mosgarantimin e të drejtave procedurale. Në mënyrë të qëllimshme dhe të paramenduar, prokurorët e çështjes kanë përdorur një artificë procedurale, të paparashikuar në legjislacioni procedural në fuqi, për të zgjatur në mënyrë të padrejtë dhe të paligjshme fazën e hetimeve paraprake, duke regjistruar një ‘fraksion’ brenda të njëjtit procedim penal, por pa identifikuar asnjë person konkret ndaj të cilit atribuohet vepra penale. Kjo manovër ka shërbyer për t’i dhënë pamjen e një procedimi të ligjshëm një veprimtarie të papërputhshme me standardet kushtetuese dhe procedurale që rregullojnë nisjen dhe zhvillimin e hetimeve penale. Kodi i Procedurës Penale nuk njeh nocionin juridik të regjistrimit të një “fraksioni” si njësi autonome brenda një procedimi të regjistruar më parë. Çdo procedim penal duhet të regjistrohet si i tillë, në mënyrë të pavarur, dhe në respekt të rreptë të kushteve dhe kritereve që përcakton ligji për nisjen e hetimit ndaj një personi të caktuar”, thuhet në dokumentin 77-faqësh.

I SHQETËSUAR PSE ËSHTË HAPUR NJË DOSJE TJETËR/
Kerkesa e Veliajt

Erion Veliaj shqetësohet pse është hapur një dosje tjetër, pse ka një fraksion.

Pyetja është, a mund të ketë fraksion dhe dosje të re hetimore? Ligjërisht, po, ka pasur me dhjetëra raste, por Erioni nuk fliste, nuk i kontestonte.

Tani proceduralisht dhe juridikisht duhet t’ia shpjegojnë avokatët se vetë nuk merr vesh shumë nga kjo punë dhe këto komunikimet që bën me Mero Bazen ndoshta më shumë po e çojnë për dreq sesa po i zgjidhin hallin e përballjes ligjore me drejtësinë.

Fraksioni e ka shqetësuar shumë, pra halli i tij është fraksioni.

I SHQETËSUAR PSE ËSHTË HAPUR NJË DOSJE TJETËR/

Halli tjetër i Erion Veliajt sot është vërtet fraksioni, sepse te fraksioni, kuptohet lehtësisht nga aktet e para të çuara në gjykatë, qëndrojnë paratë, qëndron vëllai i tij. Mund të ketë edhe gjëra të tjera, por po të shohim aktet e para të çuara në gjykatë dhe akuzën e çuar më 24 korrik shikojmë duke i krahasuar se mungon thelbësisht i vëllai, hetimet e kryera ndaj tij, që në fakt është një individ që ka qarkulluar miliona e miliona euro.

Ne kemi shkruar për kompanitë e tij, dhe nuk është i paktë halli se është halli i lekëve.

Është pikërisht halli që paguan qindra miliona lekë Mero Bazen, që paguan qindra miliona lekë Carlo Bollino-n, e të gjitha mediat që i mbanin ison Erion Veliajt. Të gjitha këto media u paguan me paratë e korrupsionit të inceneratorëve.

Fraksioni është problemi.

Për Erionin është shqetësim i madh t’i preket burimi që financon mediat për propagandën e tij të sëmurë.

Duhet të ketë halle të tjera atje brenda, të cilat Erion Veliaj i di mirë bashkë me vëllain e tij. Kot nuk u egërsuan kaq shumë papritur kur Veliaj pas vendimit të Gjykatës së Lartë nuk kishte publikuar më asnjë postim me “sukseset” e tij në Bashkinë e Tiranës.

I di mirë dhe vëllai i tij, i cili së bashku me studio ligjore apo të lobimit paguajnë para dhe në mediat e huaja për të sulmuar SPAK-un dhe prokurorët. Njësoj si grupi i strukturuar kriminal i inceneratorëve.

Nuk ka ndonjë ndryshim të madh, kanë bërë atë që bënin inceneratorët me mediat në Shqipëri, por ende vazhdojnë dhe mendojnë se hallin mund ta zgjidhin me sulme mediatike, letra, me pika, me akuza ndaj medias dhe kolegëve, me sulme banale.

Ende nuk i kemi dëgjuar që të përballen me drejtësinë, me faktet dhe provat, thjesht i shohim në propagandë e mashtrime. Nuk përballen dot me qindra mijëra eurot e bëra rrush e kumbulla për propagandë a përfitime familjare me burim paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe qindra mijëra eurot e përfituara nga marrëdhënia me biznesin privat, të cilat vinin nga detyra si kryebashkiak i Tiranës.

Sa më shpejt të fillojë gjyqi aq më shumë prova do të shohim, por ajo që duhet të presim është fraksioni, fraksioni që ka tërbuar Veliajn dhe ushtarët e tij mediatikë të korrupsionit./ Marrë nga CNA.al

EMISIONET