"Sulmi ndaj Berishës atentat politik", Nesho: Turma u elektrizua, nëse s'do ishte guximi i Doktorit situata dilte nga kontrolli

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho, e cilësoi sulmin ndaj kreut të PD-së Berisha një atentat politik.

Në një intervistë në "Ora e Betit" në Rtv  Ora ai deklaron se një sulm i tillë mund të prodhonte ngjarje të pakëndshme nga turma por sipas tij ishte guximi i Berishës që e menaxhoi si duhet situatën.

Agim Nesho: Ngjarje shumë e trishtueshme, një atentat politik ndaj liderit të opozitës në një kohë kur opozita manifestonte në mënyrë paqësore. E ndjeva si u elektrizua turma dhe sa shpejt mund të dilte situata jashtë kontrollit. Ishte vetëm guximi i doktor Berishës që doli dhe mori mikrofonin, një akt për ta vlerësuar dhe patriotik. Mentaliteti i turmës është i pandalshëm kur sheh veprime të tilla kriminale.Kjo e rendit Shqipërinë me vendet e Amerikës Latine ku klikat e drogës dhe mafies drejtojnë shtetin.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET