Krimi "këmbëkryq", reagon ish-kryebashkiaku i Shkodrës: Qyteti si Far-west, nën thundrën dhe terrorin e krimit të Edi Ramës

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Bardh Spahija, ka reaguar për ngajet kriminale që kanë përfshirë ditët e fundit qytetin e Shkodrës, siç ishte vrasja e dy të rinjve në Velipojë pak ditë më parë dhe përplasja me armë mes bandave mbremjen e djeshme (e premte 23 gusht).
Spahija e ka cilësur Shkodrën e sotme si Far-Ëest-i amerikan i shekullit 18-19 ku sundonin bandat e të fortët të cilët kontrollonin territor dhe nuk njihnin autoritetin shtetëror.
Ai thekson se policia politike, në ratin më të mirë është inkriminuar dhe mbyll sytë, por shpesh është edhe palë.
"Shkodra si Farëest, nën thundrën dhe terrorin e krimit të Edi Ramës!
Shkëmbim zjarri mes grupesh kriminale me makina te blinduara të cilat kontrollojnë territorin që e pushtuan ditën e "zgjedhjeve" më shumë se policia politike e inkriminuar e cila në rastin më të mirë mbyll sytë dhe fshihet por shpesh është palë dhe e përfshirë", thekson ish-kryebashkiaku i Shkodrës.


