I DHA TË DREJTË, POR E SULMON! Berisha: Vendim politik i motivuar nga urdhrat, Kushtetuesja e kapur! Rama të japë dorëheqjen!
Pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese në favor të tij për masën e arrestit në shtëpi, Sali Berisha vijoi sulmet ndaj këtij institucioni. Për Berishën kushtetuesja e zgjati qëllimisht shqyrtimin, teksa e akuzoi si të kapur nga mazhroanca. Në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar, kreu i PD-së la të paqartë qëndrimin e opozitës në Kuvend.
Pavarësisht se Gjykata Kushtetuese vendosi pro tij për çështjen e Arrestit në Shtëpi, Sali Berisha nuk i ndali sulmet ndaj këtij organi!
Duke u ndalur tek zhvillimet politike dhe tek nisja e sesionit të ri parlamentar të hënën, Berisha la të nënkuptohet se PD-ja ende nuk ka një vendim se si do të sillet në kuvend.
Madje, i pyetur nga gazetarët se çfarë do të bëjë PD-ja në rast se PS-ja vijon reformat e vetme, Berisha dha këtë përgjigje:
I pyetur në lidhje me pezullimin e vizave të emigracionit nga SHBA për Shqipërinë, Berisha nuk preferoi të bente komente.
Berisha u pyet edhe për zgjedhjet brenda PD-së në pranverën e këtij viti, ndërsa nuk shpalli ende kandidaturën e tij për kryetar, ndërsa për Ervin alianjin ripërsëriti qëendrimin se ai është i vetë përjashtuar.


