Hungari, Kryeministri Rama dhe homologu Orban në deklaratë për shtyp

Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri hungarez Viktor Orban janë në një konferencë të përbashkët për shtyp. Deklaratë e përbashkët e Kryeministrit Edi Rama me Kryeministrin Viktor Orbán vjen pas takimit të Komunitetit Politik Europian

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Budapest, Hungari, për të marrë pjesë në takimin e pestë të Komunitetit Politik Evropian, së bashku me 47 kryetarë shtetesh e qeverish nga e gjithë Europa.

Gjatë punimeve të takimit, Rama bisedoi me liderë të vendeve pjesëmarrëse evropiane, si presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kryeministri hungarez, Viktor Orban, presidentin e Ukrainës, Zelensky, presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, etj.

Në takimin e pestë të Komunitetit Politik Evropian marrin pjesë 47 kryetarë shtetesh e qeverish nga e gjithë Evropa. Në agjendën e diskutimeve u shtruan çështje si konkurrueshmëria e Bashkimit Europian, qëndrimet gjeopolitike të Europës përballë kërcënimeve dhe mbrojtja e kontinentit.

Pjesëmarrësit shkëmbyen pikëpamjet e tyre edhe për rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe domethënia e tyre në fushën politike të BE-s

Liderët pjesëmarrës diskutuan edhe mbi sfidat e sigurisë me të cilat përballet Evropa, në seancën plenare, e cila do të pasohet nga katër sesione kryesore mbi temat e migracionit dhe sigurisë ekonomike. Shqipëria do të marrë stafetën për takimin e ardhshëm të Komunitetit Politik Evropian në gjysmën e parë të vitit që vjen.

EMISIONET