Hoxha: Ne po e shkatërrojmë PD-në, jo Edi Rama, zgjedhjet në 25 prill nuk janë shitur

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Flamur Hoxha, deputet i PD-së u shpreh se Rama e mori mandatin e tretë, por nuk është shumë fajtor për situatën e brendshme në PD.
Ai tha se bashkë me LSI-së do të bëhej një opozitë shumë të mirë dhe shtoi se zgjedhjet në 25 prill nuk janë shitur.
Hoxha: Rama e mori mandatin e tretë, por nuk e bëj aq shumë fajtor për situatën e brendshme, por mendoj se jemi ne fajtorë që po e shkatërrojmë PD-në. Nëse do të ishim në kushte të tjera kur filloi parlamenti ndoshta beteja e Rithemelimit do të bëhej vetëm brenda PD-së.
Jam i sigurt që vota do të largohej Basha dhe nuk do të ishim në këtë situatë. Mendoj se bashkë me LSI-së do të bënim një opozitë shumë të mirë. Zgjedhjet në 25 prill nuk janë shitur dhe këtë e kam parë në fushatë, mendoj se do të bënim një betejë politike shumë të mirë dhe protesta shumë të mëdha.

