Hoxha, bisedë me homologun e Omanit për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një bisedë me ministrin e Punëve të Jashtme të Oman, Badr bin Hamad Al Busaidi, gjatë së cilës u diskutua për situatën aktuale dhe përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme.

Në një postim në rrjetin social X, Hoxha bëri të ditur se biseda u fokusua në shkëmbimin e mendimeve mbi rreziqet serioze që një përshkallëzim i mëtejshëm i situatës mund të paraqesë për stabilitetin rajonal, sigurinë ndërkombëtare dhe rrugët ekonomike globale, veçanërisht në rajonin e Gjirit.

Gjatë bisedës, ministri Hoxha vlerësoi rolin konstruktiv dhe të respektuar të Omanit në promovimin e dialogut dhe ndërmjetësimit në rajon.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen për kujdesin dhe mbështetjen që autoritetet e Omanit u kanë ofruar qytetarëve shqiptarë që jetojnë në këtë vend gjatë kësaj periudhe sfiduese.

VIDEO - Kriza në Lindja e Mesme, Ministri Hoxha raporton ne Kuvend: Rreth 3 mijë shqiptarë në rajon, 138 duan të largohen nga zonat e rrezikuara

EMISIONET