Homazhet në nder të Ismail Kadaresë, Meta: Gjenitë si ai nuk vdesin kurrë! Jetojnë në ndërgjegjen e kombit

Teksa po mbahen homazhet në nder të Ismail Kadaresë në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, i pranishëm ka qenë dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Në një prononcim për mediat Meta u shpreh se ky është një moment prekës sepse duhet t’i jepet lamtumirë gjeniut tonë që me letërsinë e penën e tij ka ngritur shqiptarët në majën botërore.

Më tej Meta shprehet se kujtimi i Ismail Kadaresë është i përjetshëm, gjenitë si ai e kanë të siguruar pavdekësinë sepse jetojnë përherë në ndërgjegjen e kombit.

Prononcimi i Presidentit të Partisë së Lirisë

Natyrisht që është një moment prekës, për ti dhënë lamtumirën gjeniut të kombit tonë, që me penën e tij, me letërsinë e tij, e ngriti Shqipërinë, dhe i ngriti shqiptarët në majën e letërsisë botërore pikërisht, atëherë kur Shqipëria ishe më e izoluar se kurrë. Jo vetëm kaq, por dhe me sakfricat e tij, i parapriu një epoke të re.

I përjetshëm kujtimi i shkrimtarit tonë të madh dhe të papërsëritshëm Ismail Kadare, dhe gjenitë, si ai e kanë të siguruar pavdekësinë, sepse jetojnë përgjithmonë në ndërgjegjien e kombit.

Faleminderit!

EMISIONET