Këlliçi: Dosja ''5D'' është coptuar për të mos u hetuar si grup i strukturuar kriminal, Veliaj po kërkon azil politik
Në lidhje me hetimet e Prokurorisë së Posaçme ndaj Erion Veliajt, drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi u shpreh se kryebashkiaku shkon çdo ditë në zyrë për të prishur provat dhe për të intimiduar dëshmitarët.
Në një dalje televizive, Këlliçi u shpreh se Erion Veliaj endet i lirë, por aludohet se kanë nisur përgatitjet për ta “paketuar”.
Për sa i përket hetimeve të dosjes “5D”, Këlliçi theksoi se nuk po hetohet si grup i strukturuar kriminal sepse mund të jetë i përfshirë edhe kryeministri Edi Rama.
“Veliaj shkon çdo ditë në zyrë për të prishur provat, çdo ditë intimidon dëshmitarët. Po bëhen gati të paketojnë Erion Veliajn.
Mbahet në burg një ish-drejtor në pension dhe pronari faktit i inceneratorit që e ka thënë Ahmetaj.
Dosja është copëtuar para pak ditësh që mos hetohet si grup i strukturuar kriminal, pasi mund të jetë i përfshirë edhe Rama.
Veliaj po hetohet si faturino që ka vjedhur xhepat, ndërkohë që është ideatori i dy aferave më të mëdha inceneratorit dhe “5D”.
"Erion Veliaj po lihet i lirë për të ikur jashtë vendit që të kërkojë për shtetet se ku i përshtaten më shumë për azilin politik që do të kërkojë.
Le të dalë po të dojë dhe të nxjerrë foto e video të takimeve zyrtare që pretendon se ka kryer kur tha se kam ikur në SHBA.
Faktet dhe provat janë, por SPAK nuk po vepron.
Berisha u mbajt në kushte izolimi për 333 ditë pa prova dhe pa fakte që rëndonin kundër tij, por vetëm se pse kishte dyshime.
Veliaj po del çdo ditë në zyrë për të prishur provat e inceneratorit dhe për dosjen “5D”.
Fundi politik i Veliajt do të vijë nga Edi Rama. Dosja “5D” mund të prekë edhe Edi Ramën."/CNA