“Heshtni!” Revolta e Alizotit: Kam parë babain në Spaç, dilni sot flisni ju sekretarët e rinisë së komunizmit!

Deputeti opozitar, Tomorr Alizoti ka marrë fjalën në Kuvend ku nuk i kurseu as emocionet dhe përjetimet personale teksa foli për çështjen e të dënuarve, vrarëve dhe internuarve gjatë periudhës së komunizmit.

Gjatë fjalës së tij, Alizoti pati dhe replika me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla. Në fund të fjalës, Alizoti nga foltorja i kërkoi kolegëve të tij të mbanin një minutë heshtje për të nderuar viktimat e komunizmit dhe ata që mbetën pa varre.

Alizoti: Kam qenë në Qafë Bari dhe në Burrel. E kam parë babën time fëmijë në burgun e Spaçit. Si mundet PS pas 30 vitesh që të flasë në këto tema. Asnjë pushtues në vend nuk ndërtoi kampe përqendrimi në këto përmasa. Kjo ishte fatkeqësia e një kombi të vogël që ndërmori një ideologji të ardhur nga kriminelët më të mëdhenj të botës.

Dhe sot flasin sekretarët e rinisë së komunizmit për Spaçin apo për të përndjekurit e tjerë. Ju duhet të heshtni sot! Më jepni 5 minuta për të folur për 5 mijë vuajtje. Është mëkat se i ka ndodhur kombit shqiptar. Ju lejoni sekretarin e komunizmit të flasë këtu për antikomunizëm. Komunizmi prodhoi banalitet, ju prodhoi juve! Ju jeni banaliteti i Shqipërisë, Kolegë të nderuar kush e ndjen 1 minutë heshtje për ata që janë pa varre dhe i vrau komunizmi. Ju ftoj kolegë të nderuar.  

EMISIONET