Hasimja: Italia po ia bën zili vendeve të tjera me zgjidhjen që ka bërë për emigrantët me Shqipërinë
Politologu, Ermal Hasimja i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se Italia po ia bën pak zili edhe vendeve të tjera me zgjidhjen që ka bërë për emigrantët të cilët do vijnë në Gjadër pas marrëveshjes mes Melonit dhe Ramës.
Hasimja: Ka një element që është elementi juridik dhe ka një tjetër që është elementi politik.
Nga pikëpamja juridike duket që gjërat janë më të thjeshta, duket që ka probleme juridike aty.
Tek elementi politik pastaj, aty ka një lloj kontradikte sepse nga njëra anë Europës i duhet që ta zgjidhi këtë ose të paktën të veprojë të duket sikur po e zgjidh problemin e emigracionit të paligjshëm.
Nga ana tjetër nuk mund ta bëjë këtë me ato instrumente ligjorë dhe politikë që ka sot në funksionim.
Kështu që duket sikur me shumë gjasa Italia po ia bën pak zili edhe vendeve të tjera tani me këtë lloj zgjidhje që ka bërë.
Është edhe operacion politik me impaktin e vet në politikën e brendshme italiane, edhe në politikën e brendshme europiane në përgjithësi sepse Italia vazhdimisht është përpjekur të bëjë presion, të qahet për mungesën e solidaritetit evropian meqenëse është vend shpesh vendi i parë, kufiri i parë që kalojnë emigrantët përmes Mesdheut dhe nga ana tjetër edhe një mesazh sic e thashë për emigrantët e paligjshëm kudo.


