Hasani pret sot homologen rumune, vizita e parë e një ministri të Jashtëm që prej 2014-ës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2023, 11:37

Ministri për Evropën e Punët e Jashtme, Igli Hasani, do të presë sot pasdite në një takim në MEPJ, Ministren për Punët e Jashtme të Rumanisë, Luminita-Teodora Odobescu.
Dy ministrat do të kenë fillimisht një takim kokë më kokë, për të vijuar më pas me takimin mes delegacioneve, bën të ditur MEPJ.
Kjo është vizita e parë në Shqipëri e një ministri të Jashtëm rumun, që prej vitit 2014.

