Hapja e bazës në Kuçovë, Maqedonci: Është mesazh i NATO-s për Ballkanin Perëndimor, ushtria e Kosovës ka avancuar shumë
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci i pranishëm në inagurimin e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë foli për mikrofonin e Ora News. Maqedonci u shpreh se hapja e bazës ajrore e NATO-s në Kuçovë është një mesazh I NATO-s për Ballkanin Perëndimor.
Maqedonci: Për mua së pari ka qenë një nder i veçantë që të jem prezent sot në inagurimin e bazës ajore të NATO-s në Kuçovë.
Vlerësoj që për Shqipërinë në veçanti, por edhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor ka rëndësi të madhe strategjike prezenca e një baze të tillë taktike ajrore në Shqipëri.
Veçanërisht për të krijuar një ambient të sigurtë në Ballkanin Perëndimor, por në të njëjtën kohë për të frenuar rrezikun që mund të vijë nga kundërshtarët e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
Është një mesazh i NATO-s për Ballkanin Perëndimor i cili parashihet se do jetë pjesë e NATO-s.
Droni ‘’Bayraktar’’ është sistem modern, tërëisht detyra e tij është vëzhgimi por kryen edhe sulme.
Është i domosdoshëm për ushtritë modern.
Ambienti i sigurisë globale ka ndryshuar kohët e fundit.
Kemi aktorë të rinj në skenën globale që cënojnë sigurinë globale, dhe këta aktorë kryesisht përfaqësojnë vendet autokratike.
Po modernizohen kapacitetet e mbrojtjes. Ushtria e Kosovës ka avancuar shumë.
Doktrina e ushtrisë së Kosovës është në të njëjtën doktrinë me NATO-n.
Në vitin 2023 Kosova ka arritur kuotën prej 2% të gdp për mbrojtjen dhe kjo tregon arritje për vendin tonë.