Ekspertët kritikuan gjuhën e tij ndaj drejtësisë/ Rama: Nuk e di kush janë këta...

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në platformën "X" ku ka folur kundër kritikave të ekspertëve ndaj ti për sulmet ndaj drejtësisë. Rama thotë se nuk e di se cilët janë këta ekspertët, thotë se di që kur dikush i cili s’është dakord me ty të akuzon se ke një qëllim që nuk e ke, atëherë (akuzuesi), sipas tij, ose është një i sëmurë ideologjikisht, ose është një kundërshtar kokëbosh ose pastaj është një daullexhi i paguar. Ai shton se gjyqi i qëllimeve ishte një praktikë e përditshme e komunizmit.
POSTIMI:
Nuk e di kush janë këta ekspertët, po di që kur dikush i cili s’është dakord me ty të akuzon se ke një qëllim që nuk e ke, atëherë (akuzuesi) o është një i sëmurë ideologjikisht, o është një kundërshtar kokëbosh ose pastaj është një daullexhi i paguar*… Zakonisht këtej nga anët tona janë këta dy të fundit Ndërsa qëllimi im është i shpallur: Drejtësi Europiane për Shqipërinë 2030 *Gjyqi i qëllimeve ishte një praktikë e përditshme e komunizmit.
Nuk e di kush janë këta ekspertët, po di që kur dikush i cili s’është dakord me ty të akuzon se ke një qëllim që nuk e ke, atëherë (akuzuesi) o është një i sëmurë ideologjikisht, o është një kundërshtar kokëbosh ose pastaj është një daullexhi i paguar*… Zakonisht këtej nga anët… pic.twitter.com/geXuBlZvij
— Edi Rama (@ediramaal) February 27, 2025
