Gjyli: Vendimi për rinumërimin e votave të 11 majit, i drejtë! Garanton besueshmërinë e procesit

Gjyli: Vendimi për rinumërimin e votave të 11 majit, i

Këtë të enjte ka vijuar rinumërimi i votave për qarkun e Tiranës,  i cili nisi një ditë më parë. Janë 1282 kuti në total që përfshin ky qark që do të hapen dhe konkretisht nga bashkia e Kamzës.

Nga rezultati i rinumërimit të këtyre kutive të hapura deri më tani janë konstatuar vetëm gabime të vogla, të cilat nuk sjellin asnjë ndryshim në shpërndarjen e mandateve, por as në renditjen e kandidatëve në listat e hapura.

Megjithatë, të dhënat tregojnë se disa parti kanë përfituar vota shtesë.

Por për çfarë shërben e gjithë kjo zhurmë?

Lidhur me këtë çështje e ftuar në studion e lajmeve në “Ora Neës” ishte analistja Arsejda Gjyli.

“Personalisht vendimin për hapjen dhe rinumërimin e votave e ka gjykur të drejtë, përsa kohë që kandidatët kanë pretendimet dhe dyshimet e tyre sa i takon cënueshmërisë së votës.

Patjetër që është vendim i drejtë për aq khë sa shkon në kah se vërtetutshmëria e eficenës dhe demokracisë së procesit zgjedhor dhe në kuadër të asaj që është element shumë i rëndësishëm i demokracisë, mos cënimi i votës dhe e drejta për transparencë të votës së çdo qytetari në demokraci.

Kështu që në këtë kuadër e gjykoj një vendim të drejtë, por se sa bën sens dhe sa në llogjikë të votimit është, duke marrë në konsideratë që ne patëm një proces numërimi efikas, ku shumë komisionerë ishin në krye të misionit ër të numëruar çdo votë dhe ër të bërë transparencë sa i takon numërimit të votës.

Fillimisht m’u një vendim që deri diku ha diskutim, por patjetër sa i takon vërtetushmërisë të votës së qytetarëve dhe transparencës, patjetër që është një vendim që mund të konsiderohet i arsyeshëm.

Por se çfarë do të prodhojë dhe cilat do të jenë prerogativat e këtij procesi do ta shikojmë.

Në kuadër edhe të garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme do të ishte e udhës dhe do të ishte ajo gjëja që ne të gjithë do të donim të rezultonte që ky proces ka qenë i drejtë dhe çdo votë e qytetarëve është numëruar ashtu siç duhet dhe nuk ka pasur devijacione”, u shpreh ndër të tjera, analistja Arsejda Gjyli.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME ANALISTEN ARSEJDA GJYLI

EMISIONET