"Gjykata lajthiti"/ Gjokutaj: Procesverbali i thirrjes së Berishës i referohej vendimit të GJKKO, jo Apelit të Posaçëm!

"Gjykata lajthiti"/ Gjokutaj: Procesverbali i thirrjes së

Avokati Gec Gjokutaj e ka cilësuar lajthitje, procesverbalin e thirrjes së Berishës në SPAK, ashtu sikurse vendimin e Apelit të GJKKO. Gjokutaj i ftuar në emisionin Task Force në SYRI TV, tha se thirrja e Berishës në SPAK i referohej një vendimi të Shkallës së Parë të GJKKO, përkundër vendimit të dhënë nga Apeli i Gjykatës së Posaçme.

Gjithashtu Gjokutaj, tha se SPAK nuk mundet të operojë ndryshe, pasi ai mund të bëjë vetëm ekzekutimin e procesverbalit. Kjo sipas Gjokutajt, është rast i paprecedentë dhe pa referëncë ligjore. Sipas avokatit Apeli i Posaçëm lajthiti me masën e re të sigurisë ndaj Berishës, pasi mori një vendim të pakërkuar nga palët.

"Drejtësia po përdoret si mashë për të ekzekutuar vullnetin politik, theksoi ndër të tjera avokati Gjokutaj, duke shtuar se kjo është pika e vdekjes, pasi drejtësia ka shkelur ligjin në emër të pushtetit. S’mundet SPAK të operojë, ai bën vetëm ekzekutimin e procesverbalit të prezencës. Po ndodhin çudira, që nga gjykata me atë lloj vendimi që është nonsens. Nuk garanton asgjë, ndërsa çështja është në seancë paraprake. Nga të gjitha referencat, kur shkaqet s’janë ligjore atëherë është diçka tjetër, që ne s’e kuptojmë.

Ky është nje reaksion gjyqësor zinxhir. Janë në një marrëzi totale. Një vendim absurd do të reflektohet në një procesverbal absurd. Nuk u paraqit Adelajda Meta, por oficeri Meçe. Se besoj të jetë shtatëzania pengesë, sa kohë del në punë. Aty i referohet një vendimi të GJKKO të Shkallës së Parë, ndërsa është vendim Apeli të GJKKO. Nga ana e tij Apeli i Posaçëm lajthiti, sepse mori një vendim të pakërkuar nga asnjëra nga palët. Në optikën time e të ligjit, Apeli i GJKKO ka marrë atributet e Shkallës së Parë. Kjo është masë e re. Berishës iu hoq masa në Shkallën e Parë të GJKKO.

Asnjë lloj garancie për procesin s’ka. E gjitha është një fasadë politike, për të shkruar tirtrat përmes mediave të qeverisë dhe e keni parë se si është ofruar ky lajm. Në propagandën e qeverisë, Berisha e ka një masë sigurimi. Ky është qëllimi i gjithë këtij procesi. Pëllumbi gjyqtyari në kohë pushimesh kishte marrë të gjitha vendimet e GJL dhe Kushtetueses në kohë rekord, edhe festash, ndërsa ato janë rekurse. Plus marrëveshjes, pretendimet absurde të Kushtetueses, që thoshte ‘sjam gati për gjyq dhe është shtyrë vendimi. Një skenar i dirigjuar me prapaskenë politike që ka kapur Kushtteutën, GJKK dhe Apelin e GJKKO.

Të bësh gabim ortografik ëhstë tjetër gjë, por të lajthisësh në objektin e kërkesës, pa një vendim transferimi të OPGJ. S’mundet SPAK të operojë, ai bën vetëm ekzekutimin e procesverbalit të prezencës. Po ndodhin çudira, që nga gjykata me atë lloj vendimi që është nonsens. Nuk garanton asgjë, ndërsa çështja është në seancë paraprake. 

Nga të gjitha referencat, kur shkaqet s’janë ligjore atëherë është diçka tjetër. Vendimi do të jepet kur të mbarojnë të gjitha subjektet.  Berisha s’ka fakt penal. Se di ku gjendet kjo kurajo, të përcillet ish kryeministri për një vendimarrje që ka rregulluar ligjin më të shkatërruar, nga i cili kanë përfituar ish-pronarët. Berishën do ta godasë Rama për interesa të tij. Drejtësia po përdoret si mashë për të ekzekutuar vullnetin politik, kjo është pika e vdekjes. Kanë shkelur ligjin në emër të këtij pushteti," tha Gjokutaj. 

EMISIONET