Gjoka: Shqipëria po ecën me ritme të shpejta në procesin e negociatave me BE-në

Gjoka: Shqipëria po ecën me ritme të shpejta në procesin e

Ish-ambasadori Sokol Gjoka, në një lidhje të drejtpërdrejtë për "Ora News", tha se Shqipëria gëzon një pozicion të favorshëm në Bruksel dhe po demonstron performancë të mirë teknike, duke hapur 5 nga 6 grupkapitujt e anëtarësimit në BE.

" Mendoj që janë të mpleksura të dyja çështjet, si aspekti politik edhe ai teknik. E rëndësishme është që Shqipëria tashmë është në axhendën e Bashkimit Europian të Brukselit drejt rrugës së antarësimit në këtë organizatë dhe mesa duket po ecën me ritme të shpejta falë kjo dhe një pozite mjaft të pëlqyer nga Brukseli lidhur me Shqipërinë, por nga ana tjetër dhe një performance të mirë teknike nga ana e Shqipërisë.

Këtë gjë Shqipëria e ka deklaruar dhe e ka demostruar madje dhe në procesin e 'Skreening', para fillimit të konferencës së parë të negociatave ku Shqipëria u kategorizua si një vend i përgatitur për të hyrë vrullshëm në procesin e negociatave dhe ashtu siç e tregoi praktika e deri tanishme janë hapur 5 nga 6 grupkapitujt e antarësimit dhe natyrisht pritet që të hapet dhe i gjashti e të ecet me ritme të shpejta drejt realizimit të procesit të negociatave me BE-në", u shpreh Gjoka.

 

EMISIONET