Gjadri në vëzhgim, tre deputetët italianë inspektojnë kampin e klandestinëve
Në ditën e parë të vendosjes në kampin e Gjadrit, 12 klandestinët janë vizituar nga deputetë italianë.
Roberto Magi Grupo Piu Europa, Roberto Valaschiani Verdi Sinistra, Rackele Scarpa Partia Demokratike të njohur për kritikat në marrëveshjen Rama Meloni deklaruan se do monitoronin respektimin e të drejtave të njeriut.
Izolimi me mure të lartë dhe jo vetëm i cilësuan shkeljet e para dhe eksperiment.
“Kemi dëgjuar shumë për këtë eksperiment. Eksperimentet nuk bëhen mbi njerëz. Ju e dini qe vendet ekstraterritoriale janë ambasadat dhe zonat e areroporteve. Këtu jemi në nje zonë … shikojeni të rrethuar, ka mure ferri 5 metra e në anën tjetër male, për të mbajtur emigrant të kapur në mes të detit dhe të ndarë se dimë se si ketu duhet te jete dhe një zonë burgu. Dhe kjo është një e veçantë. Do të vizitojmë se përse janë këto 10 vende për të burgosur”.
Frika e tyre është se mund të shërbejë dhe si një formë e shkeljes së të drejtave të njeriut.
''Sipas meje mund të krijohet një zonë gri ambige e të drejtës që mund ti hapë rrugë shumë shkeljeve të të drejtave të njeriut. Katër prej tyre janë kthyer pasi ishin minorenë''
Kthimi në Itali i katër emigrantëve sipas tyre tregon dështimin e parë.
''Jemi këtu për të parë se çfarë procedurash janë ndjekur. Dhë në fakt procesi i pëzgjedhjes nuk ka funksionuar. Është fakt se nga 16 persona 4 ishin minorenë ndaj dhe kalimi në filtër është i qartë se nuk ka funksionuar. Por çfarë do të ndodh kur të jenë 400 persona? Bëni llogaritë dhe e vlerësoni vetë''.
Anija Libra me 16 klandestinët mbërriti mëngjesin e së mërkurës në Shëngjin. Pas verifikimeve të para dhe firmosjes së kërkesave për azil 12 do të qëndrojnë në Gjadër deri kur qeveria italiane të vendos nëse do ua pranojë kërkesën apo to ti rikthejë në atdhe

