Gështenja tregon arsyet pse humbi opozita: Duhet të kuptojmë se kemi përballë Ramën jo njëri-tjetrin

Deputeti i PD-së Lefter Gështenja i ftuar në "Ora e Betit" në RTV Ora tregoi tre faktorët që çuan opozitës në humbjet e zgjedhjeve të 14 majit.

Lefter Gështenja: Faktorët ishin reforma territoriale, mosunifikimi i opozitës dhe vesi i Ramës që tashmë e ka prej kohësh, nga vjedhja e votës.

Mosunifikimi i opozitës, që unë e kam folur edhe para zgjedhjeve me deputetë që duam apo nuk duam, biem apo jo dakord me njëri-tjetrin duhet të dalim patjetër me një kandidat të përbashkët në këto zgjedhje.

Pra duhet të kishim një alternativë përballë mazhorancës, si e vetmja rrugë për të mundur Edi Ramën apo për të fituar shumicën e bashkive.  Duhet dhe të reflektojmë duhet të reagojmë. Nëse vazhdojmë historinë para 14 majit duke baltosur njëri-tjetrin qoftë si PD e qoftë si opozitë, nuk jam dakord. Ne duhet të kuptojmë që përballë kemi Edi Ramën dhe jo njëri-tjetrit.

EMISIONET