Gështenja: Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës i vonuar, por i mirëpritur, po vidhen miliona euro

Gështenja: Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës i vonuar, por i

Për deputetin demokrat, Lefter Gështenja sekuestroja e inceneratorit të Tiranës ky është një hap që duhet të marrë mbështetjen e shqiptarëve dhe politikës.

Ai tha se komision hetimor i ngritur nga opozita hapi dritën jeshile dhe shërbeu si shina për prokurorinë për të zbardhur të vërtetën.

Gështenja: Unë them më mirë vonë se kurrë. Ky është një hap që duhet të marrë mbështetjen e shqiptarëve dhe politikës. SPAK duhet inkurajuar për këtë aferë të shekullit sepse është më e rënda në demokraci. Janë 430 milionë euro që po zhvaten nga një grusht njerëzish. Ne themi inceneratorë, por në fakt nuk ka një incenerator në Tiranës dhe pse fondet publike janë ezauruar nga kompaninë private.

Procedurat ligjore të inceneratorit ne kemi ngritur akuza. Ne ngritëm edhe një komision hetimor që hapi dritën jeshile dhe shërbeu si shina për prokurorinë për të zbardhur të vërtetën. Qeveria dhe kryeministri nuk mund të krenohen për inceneratorët pasi nuk funksionojnë, pasi paratë nuk kanë shkuar për të mirën publike, por në xhepat e njerëzve privatë.

 

EMISIONET