Gerti Bogdani: Shqipëria po vuan, të mos mbyllim sytë përballë problemeve
Gerti Bogdani, politikan përfaqësues i PD në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj tha se opozita duhet të bashkohet “në të mirë të shqiptarëve jo thjesht në të mirë të demokratëve, se është Shqipëria ajo që po vuan”.
Sipas tij qeveria po bën arroganten me qytetarët.
Gerti Bogdani: Nëse mbyllim sytë përballë problemeve nuk jemi duke i parë problemet siç duhet. Nuk është çështje vule, por çështje vullneti. Nëse ka vullnet real politik është për tu bashkuar në të mirë të shqiptarëve jo thjesht në të mirë të demokratëve, se është Shqipëria ajo që po vuan. Është një qeveri që bën arroganten me qytetarët. Një kryetar bashkie në Tiranë që vijon të firmosë për kulla dhe ditën e festave të vitit të ri, një kryetar bashkie që vjedh me tendera si ajo e Durrësit.
Pse ndodh kjo, a ndikon fakti që ka përballë një opozitë të tillë?
Gerti Bogdani: Opozita duhet të gjejë forcën për tu bashkuar kundër kësaj të keqje të madhe, duhet ta shohë si mision bashkimin jo si një gjë për ekzistencën e vet. Në fund të ditës opozita është shumë më e madhe se PD. Është çdo qytetar që vuan vjedhjen dhe krimet e kësaj qeverie. Opozita duhet ti japë drejtim, zgjidhje dhe një kanalizim gjithë gjësë por kjo mungon dhe shpresoj që një gjë të tillë ta kemi në 2023.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

