“Gërdeci”/ Mungon gjyqtarja Irena Gjoka, shtyhet për në 10 korrik seanca për Fatmir Mediun
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Qershor 2024, 11:38

Shtyhet me dy javë (10 korrik) seanca për Fatmir Mediun lidhur me dosjen “Gërdeci”.
Shkak u bë mungesa e gjyqtares Irena Gjoka, e cila nuk paraqiti të paktën deri më tani një motiv të qartë.
Seanca parashikonte marrjen e dëshmisë së 5 ekspertëve që kryen ekspertizën duke përcaktuar dëmin në 2008 për ngjarjen.
