Gazetari sherr me politikanin: Rri më shumë në rrjetet sociale sesa në terren; Galdini: Nuk ke informacion

Në emisionin “Epiqendër” të moderators Sonila Musaj u diskutua këtë të enjte për partitë e reja dhe çfarë premtojnë ato.

Teksa gazetari Isa Myzyraj po jepte opinionin e tij për Partinë Lëvizja e Re ka ndërhyrë kryetari i kësaj partie Arian Galdini, i cili nuk ka qenë në të njëjtin mendim.

Debati i plotë:

Arian Galdini: Po jep opinion për diçka që nuk e njeh.Ti ke hyrë aty 3 minuta para se të filloj emisioni ke parë vetëm ato videot.

Isa Myzyraj: Po normalisht.

Arian Galdini: Po nuk ke dëgjuar gjë fare sepse ti nuk e ke idenë fare se kush jam unë çfarë bëj unë, ti nuk e ke idenë fare çfarë është LRE-ja.

Isa Myzyraj: Nuk është e vërtetë .

Arian Galdini: Unë të siguroj për këtë gjë.

Isa Myzyraj: Nuk është e vërtetë, nuk është e vërtetë.

Arian Galdini: Po të siguroj për këtë gjë sepse me atë që the…

Isa Myzyraj: Unë nuk mund t'ja lejoj vetes.

Arian Galdini: Po të siguroj se ti ke bërë vetëm 5 minuta search.Unë kam punuar shumë vite pedagog, e di sa i dalloj unë studentët që bëjnë me hile. Tani më dëgjo mua.

Isa Myzyraj: Po të lutem sepse ju nuk të lini as të flisni. A mund të flas unë tani?

Arian Galdini: Dëgjo pak tani!

Isa Myzyraj: Po nuk të dëgjoj se u bënë 10 minuta që të dëgjoj.

Arian Galdini: Kur flet për mua ose kur flet për Lëvizjen e Re …

Isa Myzyraj: Ky qenka i çuditshëm …

Arian Galdini: Ore jam unë apo jo i çuditshëm nuk e përcakton ti, i çuditshëm je ti jo unë.

EMISIONET