Gazetari në mbrojtje të Xoxës: Liri Berisha u merr para fëmijëve autikë, Meçani: Mjaft, të të vijë turp!
Në “Drejt” nga Luan Rama, Flogert Muça, gazetar, gjatë debatit krahasoi rastin e Ajola Xoxës me atë të Liri Berishës duke thënë se kjo e fundit merr para për fëmijët autikë.
Atij iu përgjigj gazetarja Juela Meçani, e cila tha se kjo që po thotë ëhstë një gjë e turpshme, sepse ajo vetëm ka ndihmuar njerëz.
Muça: Ajola Xoxa paska marrë para nga ata me të cilën ndërton Erion Veliaj. Liri Berisha nga të gjithë oligarkët që merrnin prona, ka shitur piktura dhe ka marrë për fondacionin mbi 2 milionë euro.
Meçani: Flogert, mjaft. Ti dhe kushdo si ty, nuk është marrë njeri me Liri Berishën.
Muça: Ajo u merr lekët fëmijëve autikë, që shkojnë për të bërë trajtimin e kalamajve.
Meçani: Me Liri Berishën është turp, mjaft më, është turp për ty!
Muça: Ky është fakt, po them të vertetën! Ju merr para, është kriminale!

