GATI PAJISJET! Votim elektronik në Njësinë 10 në Tiranë dhe në Vorë, KQZ trajnon qytetarët
KQZ ka nisur me trajnimin e qytetarëve të cilët do të votojnë në mënyrë elektronike në 11 majit në zonën e Vorës dhe në njësinë 10. Ata japin shembuj me flamujt e shteteve dhe me lojtarët e futbollit, të cilët janë të barabartë me subjektet politike dhe kandidatët në listë të hapur.
Njësia 10 dhe zona e Vorës në Qarkun e Tiranës, në zgjedhjet e 11 majit nuk do të kenë një fletë votimi në tavolinë, por do të kenë pajisjet që do të mundësojnë votën e tyre në mënyrë elektronike.
KQZ ka nisur dhe përgatitjet për trajnimin e qytetarëve në këto zona, duke mundësuar vendosjen e këtyre pajisjeve në mënyrë që ata të mos kenë paqartësi datën e zgjedhjeve.
Ndonëse shembujt janë dhënë me shtete dhe lojtarë të futbollit, ata janë të barabarta me subjektet politike dhe kandidatët në listë të hapur.
Por si do të kryhet votimi? Faqja e parë që tregon vetëm shtetet është e barabartë me partitë. Qytetarët do të mund të kontrollojnë (cekojnë) partinë që dëshirojnë dhe më pas do të shtypin konfirmo votën.
Më pas dalin emrat e futbollistëve, të cilën në 11 maj do të jenë emrat e kandidatëve në listë të hapur. Qytetarët do të veprojnë njësoj siç zgjodhën partinë dhe më pas do të shtypin butonin konfirmo votimin.
Pasi të kenë kryer të gjithë këto hapa, kanë përfunduar dhe procesin e votimit për zgjedhjet e 11 majit.
Votimi elektronik do të kryhet vetëm në njësinë 10 në Tiranë dhe në Vorë, kjo pasi nuk u gjet dakordësia e subjekteve politike për ta implementuar këtë metodë në kryeqytet apo në qytetin e Durrësit, e cila ishte dhe propozimi i KQZ.


