''Garë e padrejtë me kundërshtarin'', Tabaku: Përballesh me tallavanë, gjuha e kryeministrit sot duhej të dënohej
Deputetja e PD, Jorida Tabaku e ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se është një garë e padrejtë përballë një pushteti të kapur.
Tabaku: Së pari e padrejtë me kundërshtarin që ti ke përballë sepse nuk është e lehtë që në një pushtet të kapur sepse të them të drejtën jemi në një pushtet të kapur.
Po vij tani nga terreni ku më thanë se drejtorët e arsimit, drejtorët e OSHEE, drejtorët e Hipotekës ishin në terren. Dhe përballë njerëzve që kanë 12 vite në opozitë sigurisht që kjo ka një shkallë padrejtësie.
Siç duket ministrat e qeverisë të lënë në listën e hapur të Tiranës janë duke garuar me njëri tjetrin se kush drejtor bën më shumë vota.
Dhe kjo lista e hapur dhe ky sistemi ndoshta edhe këtë efekt është duke prodhuar. E padrejtë edhe për debatin publik që po zhvillohet. E padrejtë edhe për gjuhën që po përdoret.
Gjuha e përdorur sot nga kryeministri duhej të kishte pasur akte të qarta nga AMA për tu dënuar. Kjo është padrejtësia që ti përballesh me tallavanë.

