Gara për kreun e PD/ Kandidatët përballen me refuzime për dorëzimin e kandidaturave
Partia demokratike do të mbyllë në mesnatë afatin për kandidatët që duan të sfidojnë postin e kryetarit.
Sali Berisha dosjen e tij për një tjetër mandat mësohet se e ka dorëzuar në 14 mars ndërsa Këtë të enjte në seli mbërritën pretendentë dhe përfaqësues të tyre. Mjekia mereme sela dorëzoi e para shkresat duke deklaruar se plotëson kriteret

Rreth orës 11 përfaqësuesit e ervin salianjit u paraqitën në selinë e PD. por aty u përballën vetëm me rojën ku iu deklarua se nuk kishte njeri. tentativat e tyre vazhduan në ambientet e pd por trokitjet nuk morën përgjigje. stuatën e konsideruan të qëllimshme.
Madje në një moment iu bë e ditur se Salianji nuk është anëtar i PD.
Pas tyre dhe përfaqësuesi i Alesia Balliut u përball me të njëjtën situatë.
Edhe evi kokalari deklaroi në rrjetet sociale se ne orën 9:30, avokati i saj shkoi për të dorëzuar dosjen e aplikimit por thotë se roja nuk e ka lënë të hyjë brenda. megjithatë si salianji, Balliu dhe kokalari kanë zgjedhur një tjetër mënyrë, dy të parët dosjen e lanë te recepsioni dhe e dyta do ta dërgojë me postë. Megjithatë sekretati i përgjithshëm i PD Flamur Noka deklaroi se nuk do pranohen kërkesat nga emra që nuk janë anëtar të selisë blu duke akuzuar Salianjin por dhe emra të tjerë

