Gara për Himarën, Opozita "zbarkon" në Shën Vasil: Petro Gjikuria është zgjidhja për ju. Rivali i tij përfaqëson rrëmbyesin dhe plaçkitësit e pronave tuaja
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, i shoqëruar nga kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule dhe nga nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi kanë zhvilluar takime në Himarë në mbështetje të kandidatit të opozitës, Petro Gjikuria.
Takimi i radhës është zhvilluar në njësinë administrative Shën Vasil, ku Noka, Dule dhe Boçi kanë bërë thirrje që të votohet për kandidatin e opozitës, Petro Gjikuria.
‘Petro Gjikuria është zgjidhja për ju. Ai do qeverisë me ju dhe për ju. Ne ju dhamë tapi për tokat tuaja, ju banoreve të Shën Vasilit dhe këta kanë 11 vjet që bëjnë përpjekje t’ua rrëmbejnë.
Asnjë votë plaçkitësve të bregut. Vota për zgjidhjen e halleve tuaja. Për të mbrojtur dhe gëzuar pronat tuaja’, është shprehur sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, gjatë takimeve me qytetarët.