Fyerjet e Veliajt ndaj Adriana Kalasë/ Brisida Shehaj “shuplakë” zonjave të Kuvendit

Fyerjet e Veliajt ndaj Adriana Kalasë/ Brisida Shehaj

Ekspertja e Ekonomisë Brisida Shehaj ka reaguar pas fjalorit denigrues të përdorur nga kryebashkiaku i arrestuar Erion Veliaj ndaj avokates Adriana Kalaja.

Shehaj u shpreh se duhet të kishte një reagim të ashpër nga zonjat në Kuvend për fyerjet dhe sharjet që u hodhën nga Veliaj ndaj Adriana Kalasë dhe jo të qëndrojnë dhe t’i bëjnë fresk regjimit.

“Ditën e djeshme në një interviste Erion Veliaj vendos të fyejë me fjalë shumë të rënda Avokaten Adriana Kalaja. Për këtë arsye po shpërndaj një status të vetë Adrianës dhe si përgjigje ndaj fjalorit ordiner të përdorur nga Veliaj.

Por përtej fyerjeve që gratë në opozitë kanë vite që durojnë ajo që dua të them është ku janë këto përfaqesueset e OJF për mbrojtjen e grave.

Në emision ishte Iris Luarasi dhe nuk tha asnjë fjalë zero.

Ku janë këto aleancat e grave në Kuvend që duhet të reagonin menjëherë!

Sigurisht unë nuk jam naive të kërkoj reagim nga ato që i bëjnë fresk regjimit por i shkruaj këto fjalë në radhë të parë për t’i thënë Adrianës se nuk është vetëm dhe e dyta të kuptojnë ata që kanë gra e vajza në shtëpi se nuk duhet heshtur më pasi dje ishte Ola Xama, sot është Adriana nesër e sigurt do vij në shtëpite tuaja nëse nuk regojmë SOT”, shkruan ekspertja e Ekonomisë, Brisida Shehaj.

Fyerjet e Veliajt ndaj Adriana Kalasë/ Brisida Shehaj

EMISIONET