Fushata Tiktokiste/ Xhafaj: Politikanët po përdorin rrjetet sociale për t’u bërë më të afërt me të rinjtë, nuk ka humbje të diskutimit serioz
Kjo e 2025 do të jetë ndoshta një nga fushatat më interesante nga pikëpamja mediatike. DO të jetë fushata e rrjeteve sociale, e videove humoristike më shumë sesa politike pavarësisht mbylljes së Tiktokut.
Ajo që nisi si një lojë katile përgjigjesjh virale mes kryeministrit Rama dhe Lulzim Bashës po shndërrohet në një trend edhe me forcat e tjera, veçanërisht me partinë demokratike.
Videot e fundit të Sali Berishës nuk lënë vend për dyshime. Kreu demokrat mesa duket nuk ka ndërmend të ngelet pas rivalit politik kur bëhet fjalë për të fituar votën e të rinjve apo për të kapur vëmendjen e tyre.
Çfarë po ndodh ndërkaq me kampet e mëdha politike 47 ditë para zgjedhjeve? Si po përpiqen partitë e mëdha të fitojnë elektorat apo të mbajnë forcë së paku të 2021? Si do të ndikojnë dosjet e nxehta të SPAK-ut në orientimin e votës dhe a do të ketë kosto arrestimi i kryebashkiakut Veliaj?
Për të folur për këtë temë, i ftuar në emisionin "Ora e Betit", në "Ora News", ishte kandidati i Partisë Socialiste për Tiranën, Etjen Xhafaj.
" Fakti që disa gjëra bëhen virale, sidomos kur janë 'shorts', 'reels', video të shkurtra dhe batuta, tregojnë nevojën që kemi të gjithë si politikan, për të qenë më të qasshëm për të rinjtë.
Besoj që nuk kemi një humbje të diskutimit serioz sepse në të njëjtat rrjete sociale shkruhet edhe aktiviteti ditor politik i shumicës së politikanëve, përfshirë dhe kryetarin e Partisë Socialiste.
Unë besoj që emëruesi i përbashkët nuk janë këngët e Unikatilit, është ajo buzëqeshja e Lulit që e kishim harruar të gjithë sesa e thellë mund të jetë, e cila i shërbeu shumë për të hecur para në karrierë dhe thuajse kishte humbur.
Mendoj që këto kanë të bëjnë thjesht me një shkëmbim batutash në distancë, nuk është vetëm në shqipëri por në të gjitha vendet e botës. Politikanët përpiqen të bëhen më relevantë, më të prekshëm për të rinjtë dhe kjo është një nga ato mënyra që nuk përdoret vetëm këtu", u shpreh Xhafaj.

