FOTO+VIDEO/ Kryediplomati i Emirateve të Bashkuara Arabe viziton Tiranën
Zëvendëskryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe, njëkohësisht edhe ministër i Punëve të Jashtme, Lartësia e Tij, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan vizitoi dje Tiranën.

Al Nahyan u prit në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas nga zëvendëskryeministrja e njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara shkëmbyen në shkurt të këtij viti marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të bashkëpunimit midis Masdar, TAQA, KESH dhe OST, si dhe nënshkrimin e letrës së angazhimit për Projektin e Qytetit Inteligjent të Shqipërisë me “Presight AI Ltd” në prani të presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, i cili vizitoi Tiranën, dhe kryeministrit Edi Rama.

