FOTO-Skandali në Këshillin Bashkiak, Njuma: Opozitës i mohohet fjala, Veliaj ndjek LIVE mbledhjen nga burgu

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, maxhoranca socialiste vijoi të bllokojë zërin e opozitës, duke refuzuar kërkesën ligjore për një mocion me debat mbi shkarkimin e kryetarit të arrestuar.
Anëtarja e Këshillit Bashkiak Beti Njuma, në një postim në Facebook, e cilësoi këtë si një shkelje të hapur të ligjit nga socialistët dhe nënkryetari Hodaj, të cilët mohuan të drejtën e fjalës për opozitën.
Ajo ironizoi faktin se, ndërkohë që debati u pengua, “Erion Veliaj” apo fantazma e tij po e ndiqte mbledhjen LIVE, ndoshta duke ëndërruar karrigen e humbur.
Sipas Njumës, përkeqësimi i tij psikik reflektohet çdo ditë në rrjetet sociale, përmes reagimeve të tij plot mllef.
Megjithatë, ajo thekson se Këshilli Bashkiak duhet të marrë përgjegjësinë e tij dhe të formalizojë shkarkimin e Veliajt, i cili de fakto ka rënë nga posti.
Për Njumën, zvarritja e këtij procesi është jo vetëm e pajustifikueshme, por edhe e paligjshme.
Njuma: Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, teksa në shkelje të ligjit maxhoranca socialiste dhe nënkryetari Hodaj ia mohuan fjalën opozitës dhe refuzuan kërkesën ligjore për mocion me debat për shkarkimin e kryetarit të arrestuar, “Erion Veliaj” apo fantazma e tij bënte sehir duke ndjekur mbledhjen LIVE, ndoshta duke ëndërruar karrigen e humbur.
Që prroi i tij psiqik është rënduar këtë e lexojmë çdo ditë nga reagimet plot mllef në rrjetet sociale por do të ishte e udhës dhe ligjore që Këshilli Bashkiak të merrte kompetencat që i takojnë dhe të shkarkojë ish kryetarin që de fakto ka rënë.



