Mediu, Duka dhe Shehi në mbështetje të Igli Carës për kryetar bashkie

Igli Cara ka marrë mbështetjen e tre partive për kryetar të bashkisë. PR, PAA dhe LZHK kanë apeluar për të votuar kandidatin e opozitës për kryetar dhe për listat e forcave të tyre në këshilla.

PR me kryetar Fatmir Mediun, PAA me Agron Dukën dhe LZHK me Dashamir Shehun janë bërë bashkë në Durrës në mbështetje të Igli Carës për kryetar të bashkisë, duke e cilësuar përfaqësuesin e denjë të qytetarisë.

Duka: Cara është njeri me integritet dhe përfaqësues i të gjithë forcave opozitare, i shoqërisë civile dhe biznesit.

Shehi: Bashkë me Iglin, bashkë me Durrësin fitojmë dhe shpresën që është shumë e rëndësishme.

Mediu: Fitorja e Iglit është shenja e rikthimit të Shqipërisë në rrugë të mbarë.

Në takimin me mbështetësit teksa kërkuan mbështetjen e Carës për kryetar, për këshillat bënë thirrje për mbështetjen e listave të tyre.

Shehi: Opozita i ka të gjithë numrat e mjaftueshëm për të fituar zgjedhjet, njerëzit  e duhur për të hipur në tribunën e zgjedhjeve.

Nga ana e tij Igli Cara prezantoi platformën e tij për qeverisjen e Durrësit, duke theksuar se Durrësi, historia, tradita dhe potenciali i tij do i kthehen qytetarëve të Durrësit, duke e shndërruar në destinacion turistik, ekonomik në të gjithë shtrirjen e tij.

zgjedhjet e 14 majit fushata zgjedhore

EMISIONET