FOTO-DENONCIMI/ Pas 9 vitesh del në dritë e vërteta: Erion Veliajt nuk iu dha kurrë titulli “Doctor Honoris Causa” nga “Grand Valley State University” në SHBA

Edhe pse sot nuk është data 1 prill, simbolika e saj mund të quhet pa frikë si dita e politikanëve, të cilët e kanë kthyer gënjeshtrën në një sport banal.
Por nëse ekziston njëri prej këtyre politikanëve që mund ta kremtojë me plot gojën atë, ai është kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, i cili edhe pse qëndron në burg që prej 10 shkurtit të vitit të kaluar vijon të tërheqë vëmendjen herë pas herë me “bëmat” e tij.
Gënjeshtrat, që atij i kanë evidentuar mediat dhe jo vetëm, janë jo vetëm fantastike, por kalojnë për nga pafytyrësia dhe imagjinata të gjithë homologët e tij.
Një dëshmi e kësaj është dhe një denoncim i mbërritur në redaksinë e “Ora News” nga një qytetare, e cila pretendon se ka zbardhur një të vërtetë mbi një ngjarje të 9 viteve më parë, ku u dha lajmi i madh se Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili nuk ishte subjekt i drejtësisë në atë kohë kishte marrë titullin “Doctor Honoris Causa” nga “Grand Valley State University” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe ka kryer studimet e larta.
Pikërisht për këtë çështje flet dhe denoncimi i mbërritur në “Ora News”, ku qytetarja pretendon se nuk ka asnjë tiull të dhënë për Veliajn nga ky universitet dhe si faktim të kësaj ai sjell dhe foto nga një komunikim i zhvilluar me drejtuesin e Zyrës së Regjistrimit (Rekordeve) të universitetit “Grand Valley State University”, Kurt Ritter, i cili konfirmon se z. Veliaj ka veç një diplomë të ciklit të parë të studimeve “Bachelor”, që i është dhënë në vitin 2002.

Për më shumë lexoni mesazhin e mbërritur në redaksinë e “Ora News”, të cilit i bashkëngjiten dhe komunikimet me univesitetin.
“Në fillim bisedova në telelefon me “Grand Valley State University” në Allendelle, Michigan me dy kërkesa: e para për një diplomë “Bachelori” të kryebashkiakut Veliaj; e dyta me një kërkesë për një titull nderi - me demek të akorduar – “Doctor Honoris Causa” për Veliajn nga po i njëjti universitet.
Pas disa telefonatash dhe emailesh, duke respektuar gjithnjë ligjin amerikan dhe shqiptar mbi privatësinë, nga drejtuesi i Zyrës së Rekordeve të këtij universiteti. z. Kurt Ritter (M.A), m’u bë me dije, edhe me email zyrtar, që: zoti Erion Veliaj ka veç një diplomë Bachelori në 2002, nuk i është akorduar asnjëherë një titull “Doctor Honoris Causa”.”
EMAILI I DËRGUAR NË UNIVERSITETIN AMERIKAN

"Dear madM/sir
I am contacting you from a media forum established in Tirana-Albania.
I spoke yesterday over the phone with your uni (phone number was +1 (616 )331-5000) and was then directed to the records office. I am trying to find publicly available info on a person named Erion Veliaj who is currently Mayor of Tirana - Albania. He is imprisoned with 13 charges impending on him. He has made known that he holds a BA degree from your uni and also a Honoris Causa Doctorate (awarded later on - circa 2017) from the same uni. As per US law - but also Albanian law - names of students graduating from a certain uni are public (not their academic records). The person I spoke to yesterday from the records office could not find such record (he tried Erion Veliaj as well as Erjon Veliaj - (just to make sure in case of typo) and then referred me to this address. After speaking today on the phone with the records office - I was made aware there is a BA degree aarded to him in 2002 but not a Honoris Cause Doctorate. Regrading the last one would it be possible to recieve it as an answer to this e-mail?
This is a legal request based on publicly available info that would serve justice and transparency.
Looking forward to your reply and I thank you in advance.
Alb Tritbune
Arnisa Gorezi SJD"



