FOTO/ Bora Muzhaqi u drejtohet fansave: Ika si ministre se i realizova të gjitha premtimet! Hyrja në Parlament këtë herë m'u duk...

Bora Muzhaqi, ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët në kabinetin qeveritar “Rama 3”, thotë se po largohet nga detyra, pasi i përmbushi të gjitha premtimet.

Muzhaqi, e cila prej vitit 2021 mbante një post ministri pranë Edi Ramës, duket se u harrua fare nga ky i fundit, kur prezantoi qeverinë e re, të enjten e kësaj jave.

Kreu i qeverisë, jo vetëm që nuk e përmendi Muzhaqin si personazh, por as nuk e preku aspak ministrinë që ajo drejtonte deri më tani në fjalimin e tij prej më shumë se dy orësh gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Partisë Socialiste.

Megjithatë, Bora Muzhaqi ka vendosur të bëhet vetë e gjallë, duke iu drejtuar me një mesazh publik fansave të saj në rrjete sociale, të cilët e kanë njohur më së shumti për “memet” qesharake të krijuara nga batutat naive të thëna gjatë detyrës.

Por, Muzhaqi ka vendosur t’u përgjigjet “me fakte kokëforta” të gjithë atyre që e kanë shndërruar në personazh qesharak.

Gjatë këtyre ditëve, rilexova fjalimin tim të parë në parlament 4 vite më parë, kur prezantoja programin qeverisës për fëmijët dhe të rinjtë. Me krenari kuptova se nuk kishin mbetur premtime të pa mbajtura”, shkruan Muzhaqi për fansat e saj në rrjete sociale.

FOTO/ Bora Muzhaqi u drejtohet fansave: Ika si ministre se i realizova të
Në foto: Postimi i plotë i Bora Muzhaqit

Duket se Muzhaqi ka qenë viktimë e suksesit të saj, pasi, duke përmbushur 100 përqind të  premtimeve, është vlerësuar se nuk ka çfarë të japë më si ministre.

Tashmë, publiku dhe fansat e saj do të kenë mundësi të ndjekin Bora Muzhaqin nga salla e Parlamentit, ku ajo do të ulet në sallën plenare si një nga 140 deputetët e legjislaturës së re.

"Hyrja në Parlament këtë herë m'u duk më e veçantë se kurrë, me përgjegjësinë dhe emocionin e deputetit, nderi më i madh që qytetarët të japin.

Fillimi i një udhëtim të ri që e shoh me besim, energji dhe dëshirë për të përfaqësuar sa më denjësisht", ishin fjalët e para të Muzhaqit tashmë si ligjvënëse në Kuvendin e Shqipërisë që konstitua vetëm një ditë më parë.

FOTO/ Bora Muzhaqi u drejtohet fansave: Ika si ministre se i realizova të

/Boldnews

EMISIONET