FOTO/ Ambasada e SHBA: Mbi 20 vende aleate dhe partnere në Shqipëri për stërvitjen ushtarake “Defender Europe 23”

FOTO/ Ambasada e SHBA: Mbi 20 vende aleate dhe partnere në Shqipëri

Ambasada e SHBA-së në Tiranë informoi sot se, ushtarët dhe pajisjet amerikane janë tashmë në Shqipëri, për të marrë pjesë në stërvitjen e përbashkët shumëkombëshe “Defender Europe 23”, do të zhvillohet në Tiranë, nga 22 maji deri në 3 qershor.

“Ne presim me kënaqësi fillimin zyrtar të stërvitjeve këtu javën e ardhshme. Stërvitja e përbashkët shumëkombëshe e drejtuar nga Komanda Evropiane e SHBA është projektuar për të ndërtuar gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë midis aleatëve dhe partnerëve të SHBA dhe NATO-s”, thekson ambasada e SHBA-së, në një postim në rrjetet sociale.

Ambasada e SHBA bën të ditur se, më shumë se 20 vende aleate dhe partnere do të marrin pjesë në “Defender Europe 23” .

Shqipëria do të presë për herë të dytë stërvitjen më të madhe ushtarake në Evropë, “Defender Europe 23”.

Në stërvitje do të marrin pjesë rreth 17 mijë trupa shumëkombëshe, duke e bërë atë më të madhen në historinë e Shqipërisë si aleate e NATO-s.

EMISIONET