Flasin ministrat e shkarkuar nga Rama, Bilali: Misioni im vazhdon! Kushi: Isha në Babrru sot!

Kuvendi miratoi këtë të hënë ndryshimet në kabinetin qeveritar, por si e pritën ato që u shkarkuan këtë vendim të kryeministrit Edi Rama.

Edona Bilali, e cila u detyrua të lërë postin e Ministres së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, theksoi se misionin e saj do ta vazhdojë në Parlament si deputete.

Evis Kushi përmendi aktivitetin e saj të fundit si ministre Arsimi në Babrru të Tiranës.

Ndërsa, Olta Xhaçka preferoi të mos fliste për këtë çështje.

EMISIONET