Financimi i hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, Kallas: Korridor për mobilitetin ushtarak! Duhen reforma të vështira për anëtarësimin në BE

Shefja për politike të jashtme në BE-së, Kaja Kallas dhe kryeministri Edi Rama po mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Kallas u ndal tek nënshkrimi i marrëveshjes për financimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridori VIII.
Kallas: "Hekurudha Durrës – Rrogozhinë, projekti do të sjellë vende të reja pune, më shumë tregti e do t’ju lidhe me shumë me fqinjët dhe BE-në. Do të jetë një korridor i duhur mes vendeve anëtare dhe NATO për mobilitetin ushtarak, shumë i rëndësishëm ky për momentin ku ndodhemi".
Shefja për politike të jashtme në BE-së, foli edhe mbi integrimin e vendit ne BE.
Kallas: "Unë vij nga një vend që e kryer udhëtimin drejt BE dhe tashmë është anëtarësuar. Për anëtarësim duhet bashkëpunimi i të gjithë palëve pasi janë shumë reforma të vështira që duan përkrahje të plotë.
Ajo që kuptoj është që në Shqipëri qytetarët e japin mbështetjen për anëtarësimin gjerësisht. Kjo është një gjë që shqiptarët duan ta arrijnë, për këtë duhen reforma të vështira".
VIDEO - KONFERENCA RAMA-KALLAS


