“Çfarë të bëjmë ndërsa presim Arbanën kur shpall të eliminuarin nga BBV?” Dëgjoni këshillat e Bora Muzhaqit

“Çfarë të bëjmë ndërsa presim Arbanën

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi duhet se po përpiqet që të afrohet me të rinjtë edhe përmes TikTok.

Ajo poston video nga aktiviteti i saj, por nuk mungojnë edhe trendët e reja të kësaj platforme, të cilat mesa duket Muzhaqi po përpiqet t’i ndjek.

Në një video ajo shkruan edhe se në kohën që prezantuesja Arbana Osmani shpall të eliminuarin e javë në BBV, mund të ndiqen disa nga arritjet e ministrisë që ajo drejton.

Muzhaqi: Çfarë mund të bëjmë ndërkohë që presim Arbanën të thotë emrin e të eliminuarit? Programi i Kodimit për klasën e parë zbatohet në 100 shkolla që nga shtatori i vitit 2022.
2. Programi i Ekipeve Sportive përfshin 10,000 nxënës, të cilët tashmë po zhvillojnë kampionatet në nivel qarku.
3. Programi Jashtë Orarit Mësimor zbatohet në 200 shkolla që nga janari 2023, në disiplinat: art, zeje, teknologji, mjedis, permakulturë dhe sport.

 

EMISIONET