Evropa takohet në Tiranë, Kedhi: Komuniteti Politik Evropian një shpikje artificiale e BE-së sa herë është në krizë

Evropa takohet në Tiranë, Kedhi: Komuniteti Politik Evropian një

Shqipëria është mikpritëse e Samitit të Komunitetit Politik Evropian, që pritet të mbledhë nesër në Tiranë liderët e vendeve evropiane.

Një ditë para Samitit të Komunitetit Politik Evropian në 15 maj, liderët e Këshillit Evropian dhe të Bashkimit Evropian do të mblidhen në një darkë pune në Tiranë me udhëheqësit e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Për të kuptuar më shumë se çdo të thotë ky aktivitet i nivelit të lartë për Shqipërinë, në studion e lajmeve në “Ora News” ishte Nikola Kedhi, ekspert i çështjeve ndërkombëtare.

“Kjo e këtij Komunitetit Politik Evropian është një nga këto shpikjet e Evropës që bën herë pas here kur është në krizë dhe nuk di ç’të bëjë dhe bën nga këto shpikjet artificiale.

Kur doli Britania e Madhe nga BE-ja, duke mos ditur çfarë të bëjë shpikën këtë etnitetin jo-ekzistent të Komunitetit Politik Evropian ku bënë bashkë BE-në, Mbretërinë e Bashkuar dhe këto vendet e Ballkanit Perëndimor, por që nuk duan t’i fusin në BE dhe që janë gati për t’u futur në BE dhe krijuan këtë etnitetin.

Ishte radha e Shqipërisë për të bërë takimin e radhës, do të vijnë këtu do të diskutojnë për Ukrainën, por jo se do të jetë një diskutim për ne”, theksoi Kedhi.

Për Nikola Kedhin zgjedhjet e 11 majit ishin një masakër elektorale e realizuar nga partia në pushtet.

“Sa i përket zgjedhjeve ato ishin një masakër elektorale, ku pamjet e transmetuara në media si në rastin e Vorës dhe atë të Erjon Braçes ishte pasqyra më e qartë e kësaj.

Procesi zgjedhor nuk ishte më i miri i mundshëm, mund të them që dështoi. Kishim patronazhstë në qendrat e votimeve dhe një administratë shtetërore e angazhuar.

Kemi kuti votimesh të emigratëve të mbushura me 97 % për partinë në pushtet. Sa i përket votës preferenciale për kandidatëve, mendoj se ishte për shkak të sistemit.

Unë personalisht jam mbështetës i sistemit mazhoritar dhe realisht PD-ja duhet ta shikojë seriozisht sistemin zgjedhor, që nga rikthimi i koalicioneve zgjedhore e me radhë”, u shpreh Kedhi.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME EKSPERTIN E ÇËSHTJEVE NDËRKOMBËTARE NIKOLA KEDHI

EMISIONET