Europa 'zbret' në Tiranë/ Beqa: Prania e 47 liderëve në Tiranë është simbol i imazhit dhe stabilitetit të Shqipërisë

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për "Ora News", politologu Mentor Beqa vlerësoi praninë e liderëve europianë në Tiranë si një moment simbolik të rëndësishëm për Shqipërinë, por theksoi se vendi nuk është në qendër të diskutimeve të samitit.
" Natyrisht që në pikëpamje formale sibolike është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë prania e 47 udhëheqësve të vendeve të europës, përfshirë ato të BE-së. Është një moment që duhet përshëndetur dhe është një atregues për një arritje të imazhit të Shqipërisë dhe për një shenjë të stabilitetit të vendit përndryshe nuk do të ishte e mundur që të kishim 47 udhëheqës, lider në Tiranë.
Kjo mbetet në kuadër të rëndësisë simbolike sa i përket Shqipërisë sepse Shqipëria nuk është në qendër të diskutimeve në këtë samit.
Ky është një takim i një forumi që bën bashkë udhëheqësit e vendeve europiane por nuk është një forum vendimarrës dhe Shqipëria nuk është në qendër të bisedimeve pasi janë çështje të tjera që do të marrin vëmendjen e diskutimeve", u shpreh Beqa.

