“Sulmet ndaj SPAK duhet të ndalen”, Sula kundër Metës: Kush mendon se është i pafajshëm, duhet të jetë i qetë

“Sulmet ndaj SPAK duhet të ndalen”, Sula kundër

Deputeti demokrat Dashnor Sula, përmes një reagimi në Facebook është shprehur se sulmet ndaj SPAK duhet të ndalen.

Së fundmi ka qenë ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili nuk i ka kursyer kritikat dhe sulmet ndaj SPAK dhe kreut të saj, Altin Dumanit.

Deputeti i PD tha se fakti që sulmet ndaj SPAK janë shtuar shumë së fundmi, tregon se drejtësia e re po depërton tek ata që janë konsideruar të paprekshëm.

Sula u shpreh se kushdo që mendon se është i pafajshëm dhe s’ka abuzuar me pushtetin duhet të jetë i qetë të përballet me drejtësinë.

Reagimi i plotë

Sulmet ndaj SPAK duhet të ndalen!
Në 2016, reforma në Drejtësi mori 140 votat e deputetëve. U duartrokit nga të gjithë. Me kalimin e viteve, drejtësia e re ka arritur të fitojë besimin e qytetarëve.
SPAK dhe GJKKO gëzon për momentin përqindjen më të larte të besueshmërisë nga qytetarët.
Të gjithe jemi të vetëdijshëm se drejtësia e re mund të bëj më mirë. Por që drejtësia të bëj më mirë, duhet të ndalim një orë e më parë sulmet ndaj SPAK dhe drejtuesit të saj. Fakti që sulmet ndaj SPAK janë shtuar shumë së fundmi, tregon se drejtësia e re po depërton tek ata që janë konsideruar të paprekshëm.
Drejtësinë e reformuar ndaj e kërkuam në fakt: të depërtojë tek të “paprekshmit”. Por menjëherë sapo krijohet perceptimi se po kalohen hendeqet, javët e fundit kanë nisur sulme nga të gjitha anët ndaj SPAK. Kjo është e patolerushme. Kushdo që mendon se është i pafajshëm dhe s’ka abuzuar me pushtetin duhet të jetë i qetë të përballet.

EMISIONET