Erion Veliaj largohet nga Shqipëria, vizitë zyrtare, apo po arratiset?
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është raportuar se është larguar ditën e sotme nga Shqipëria. Nuk ka informacion zyrtar ose njoftim nëse po ikën për një vizitë zyrtare apo është arratisur, apo po shkon për ndonjë takim privat.
Vizitat zytare ditën e shtunë nuk ndodhin, janë shumë të rralla dhe nuk ka shance që të ketë takime zyrtare. Kryebashkiaku i Tiranës mund të publikojë takime të mëparshme, por në fakt ai i ka hipur avionit dhe është larguar nga Shqipëria.
Në rast se ka ndonjë vizitë zyrtare, pse Erion Veliaj ka kaluar nga zona “Vip” me pagesë, por jo tek zona “Vip” ku kalojnë zyrtarët e lartë të shtetit sipas protokollit.
Ai është parë të kalojë nga zona “Vip” me pagesë në momentet e fundit.
Kush ja ka paguar Erion Veliajt dhe a do ta deklarojë pagesën për kalimin e zonës “VIP”, pasi ajo është një zonë shërbimi për biznesin dhe ka një tarifë rreth 150 euro për person për shërbim apo një tarifë rreth 2 mijë euro në muaj si pagesë për të marrë këtë shërbim.
Është arrati apo ikje për të luftuar kolegët jashtë oqeanit? Fakti është që sot Erion Veliaj është larguar jashtë vendit./Marre nga CNA


