Çepani: Në Tiranë nuk ka zgjedhje më 9 nëntor, shpallja e datës së re kërkon 30-45 ditë

Në një intervistë për emisionin "Drejt" në Ora News, juristja Edlira Çepani shpjegoi se shpallja e datës së re të zgjedhjeve në Tiranë kërkon minimumi 30 deri në 45 ditë për të përfunduar të gjitha procedurat teknike, duke përfshirë mbledhjen e firmave nga kandidati i pavarur Florian Binaj.

" Ka minimumi një 30 ditë kohë, prandaj e parashikon këtë kohë, nga minimumi 30 ditë deri në 45 ditë për shpalljen e datës së zgjedhjeve, pikërisht për këto çështje teknike, që KQZ-ja të bëj të gjitha proçedurat.

Mos harrojmë që në këto zgjedhje kemi kandidatin e pavarur i cili duhet të mbledh 7 mijë firma. E ka deklaruar që do të jetë i pavarur dhe do të shkoj në zgjedhje me 7 mijë firma.

Ai që do të mbledhi firmat është zoti Florian Binaj, i cili ka deklaruar që do të hyj në zgjedhje me firmat e qytetarëve dhe jo me mbështetjen e partive të ndryshme politike, ndonëse është kandidati që është mbështetur gjerësisht nga opozita.

Ka një serë procedurash, prandaj parashikohet që të marrin këtë pjesë.

Kështu që, kurdo qoftë që të merret vendimi, që prej asaj dite, nëse vendimi e mbështet vendimin e Këshillit të Ministrave, pra e lë në fuqi, atëherë do të na duhet sërish minimumi 30 ditë deri 45 ditë, një dekret i ri i Presidentit që të dekretojë datën e re të zgjedhjeve në Tiranë. 

Në bashkinë e tjera vazhdojnë zgjedhjet e procedurat njësoj.

Për Tiranën nuk do të kemi zgjedhje më datë 9 nëntor", u shpreh Çepani.

 

EMISIONET